Eshrefi: Vetëm edhe 50,000 euro na duhen për profën tonë të dashur, si mundësi për shërim!

02 shtator 2023 | 15:51

Valon Eshrefi nga Ferizaj, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka njoftuar se qytetarët deri tani kanë tubuar 160 mijë euro dhe po nevoiten edhe 50 mijë euro e shumës financiare për sherimin e profesor Sylejman Zekës.

Eshrefi postimin e ka bërë në emër të të gjithë kontribuesve në mbështetje te prof.Sylejman Zekës.

“Vetëm edhe 50,000 (pesëdhjetë mijë) euro, na duhet, për grumbullim për profën tonë të dashur, si mundësi për shërim!”, ka shkruar Eshrefi në llogarinë e vet.

Njoftimi i plotë i Eshrefit:

Vetëm edhe 50,000 (pesëdhjetë mijë) euro, na duhet, për grumbullim për profën tonë të dashur, si mundësi për shërim!

Me ndihmën e Zotit dhe të qytetarëve human, të cilët deri tani kanë dhënë 160,000 (njëqind e gjashtëdhjetë mijë) euro për një kohë të shkurtër, e kemi obligim human, moral dhe kombëtar të dalim në ndihmë për njëri tjetrin po në këtë formë edhe lirinë e kemi fituar

Sëmundja nuk njeh moshë, emër dhe profesion. Por, njeh solidaritet, që të gjithë së bashku, me njëri – tjetrin, të jemi më të bashkuar, më të fortë, dhe me mundësi më të mëdha.

Mbahu prof, ashtu sikurse tejkalove sfiden e armikut tonë kombëtar, me forcë dhe përkushtim, dhe me ndihmën e secilit qytetar, do të dalësh triumfues edhe nga kjo sfidë.

“Xhirollogaritë bankare në emrin e motrës së tij”:

RABIJE ZEKA

Raiffaisen Bank

Xhirollogaria:1504001006894605

IBAN: XK051504001006894605

Zoti e mundësoftë shërimin e profesorit Sylejman dhe të gjithë të sëmurët e tjerë!

Shpërndaje edhe ti!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i ka reaguar deputetit…