Është 107 vjeçe, 20 anëtarë të familjes i vdiqën nga korona, vetë shpëtoi
10 prill 2020
| 11:01
Cornelia Rias, 107 vjeç nga Holanda, ka mposhtur COVID 19 më shumë se dy javë nga infektimi i saj më 17 mars. Ajo jeton në azil dhe 41 anëtarë të tij u infektuan me koronavirus, 20 prej të cilëve ndërruan jetë. Rias i ka marrë rekordin 104-vjeçarit, veteranit të luftës së dytë botërore, Bill Lapschies, i cili arriti t’i mbijetojë gripit spanjoll, LllB dhe tashmë edhe koronavirusit.
Deri më tani nga koronavirusi në Holandë janë shënuar 2 396 viktima dhe 21 762 të infektuar./oranews/