![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/Era-Istrefi-ereee.jpg)
Është apo jo e lidhur me këngëtarin e njohur britanik Era Istrefi?
25 maj 2020
| 10:37
Rreth 2 vite më parë u përfol se këngëtarja Era Istrefi ishte në një lidhje me këngëtarin britanik Julian Perretta. Ata nuk e kanë konfirmuar kurrë këtë lajm, por fotot e shpeshta që ndanin së bashku dhe fakti që Julian e quante Erën “mbretëreshën e tij”, i bënë të gjithë të dyshonin se mes tyre ka më shumë se miqësi.
Së fundmi, Julian është përballur me një pyetje nga një fans,që ka kërkuar të dijë të vërtetën e marrëdhënies së tij me Erën.
“Era është shoqja ime e ngushtë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Kemi udhëtuar botën bashkë. Kemi jetuar bashkë. S’mund të ishim më të afërt. Ajo është bota për mua”, -është shprehur Perretta.
Pra, si përfundim, Era dhe Julian janë thjesht shumë shokë… asgjë më shumë!