Është arratisur në vendin luksoz, Fjolla Morina poston foto me Steven Seagal
13 mars 2021
| 18:48
Edhe pse është në arrati, Fjolla Morina, nuk e ka aspak problem që të udhëtojë. Madje ajo i sfidon të gjithë, pasi nuk i kursen as postimet në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka udhëtuar së fundmi së bashku me partnerin e saj, Fisnik Syla, drejt një destinacioni mjaft të shtrenjtë, Dubai.
Ajo nuk ka ngurruar që me ndjekësit e saj të postojë foto e video nga këto pushime luksoze. Madje së fundmi ka postuar në “Instastory” një foto ku tregon se është takuar me yllin e “Hollywood”-it, Steven Seagal.
“Nga je? Nga Shqipëria”, shkruan Fjolla sipër njërës foto ku shfaqe me aktorin e famshëm dhe me partnerin e saj.
Ndërsa, në imazhin tjetër krah Seagal, këngëtarja shkruan: “Ja bona zdravo u nal… ma boni nga je? I thash.. Shqipëria”.