‘Është banalizuar’, ‘nuk mundeni ta quani banale letrën e gjeneralit”, Maqedonci dhe Tahiri polemizojnë për çështjen e ushqimit në FSK

02 dhjetor 2024 | 13:47

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se çështja e ushqimit është banalizuar, duke shtuar se ushtarët asnjëherë nuk kanë mbetur pa ushqim.

“Asnjëherë nuk kemi pasur mbetje të ushtarëve pa bukë dhe mua po më vjen keq seriozisht për këtë shkëputje Time që ju e keni me ushtarët duke qenë edhe për shkak të kaluarës tuaj dhe me gjendjen në ushtri. Në asnjë moment ushtarët e Kosovës nuk kanë mbetur pa ushqim, nuk ka pasur ushqim të shërbyer që nuk ka qenë në përputhje me standardet që kërkohen për ushqyerjen e ushtarëve. Normalisht ka pasur një vështirësi në ditët e para kur kemi ndryshuar konceptin e ushqimit dhe kjo ka ardhur për arsye që ne kemi bërë ndërprerjen e fenomenit të dhënies së kontratave emergjente për nëntë vite me radhë, 10 herë një operatori”, ka thënë Maqedonci.

Maqedonci ka thënë se sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” ka dëshmuar “rëndësinë që ushtria të ketë vetëqëndrueshëri në ushqim”.

Pas ministrit Maqedonci, ka folur deputeti Abelard Tahiri që ka thënë se skandalin për ushqimin e kanë marrë vesh nga gjenerali Bashkim Jashari.

“Skandalin sa i përket çështjes së ushqimit në ushtri nuk e kemi zbuluar ne, jemi njoftuar nga gjenerali Bashkim Jashari që ka kërcënuar me pezullim të të gjitha aktiviteteve ushtarake nëse nuk rregullohet çështja e ushqimit. Këtu jemi njoftuar ne me mungesën e ushqimit në FSK”, ka thënë Tahiri

Ai ka deklaruar se çështja e ushqimit nuk është banalizuar nga askush.

“Nuk mundesh me quajtur banale letrën e gjeneralit Bashkim Jashari”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka replikuar deputetit të…