“Është dashuri e vërtetë” Çifti ka 19 vite diferencë, por fansat i ngatërrojnë për babë e bijë

12 korrik 2022 | 11:50

Një shprehje thotë se “dashuria e vërtetë nuk njeh moshë” dhe një çift nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vërteton më së miri këtë. Edhe pse kanë 19 vite diferencë dhe njerëzit i marrin për babi me vajzën, ata e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre.

Emily Downing është një infermiere dhe ka krijuar një romancë dashurie me Michael Justin, model. Ata kanë dy vite së bashku dhe kanë vendosur që udhëtimin e tyre të marrëdhënies ta ndajnë në rrjetin social “TikTok.

E teksa shumë ndjekës i mbështesin ata, ka të tjerë që i kritikojnë dhe nuk i kuptojnë.

Emily së fundmi ka publikuar një klip të shkurtër në “TikTok” ku shprehet: “Ju shtohen pesë vite në jetën tuaj sa herë që dikush ju pyet nëse i fejuari juaj është babai”.

Downing dhe Justin janë fejuar së fundmi dhe në rrjetet sociale nuk ngurrojnë që të tregojnë se sa të lumtur janë. E teksa ndjekësit shohin postimet e tyre, ka disa që e vënë në dyshim këtë lumturi dhe kjo për shkak të diferencës së madhe në moshë.

“Nëse dëshironi fëmijë aq të rinj sa jeni… bëjeni shpejt. Ai nuk është duke u rinuar”, u ka komentuar dikush.

“Është dashuri e vërtetë”/ Çifti ka 19

“Është dashuri e vërtetë”/ Çifti ka 19“Është dashuri e vërtetë”/ Çifti ka 19

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isuf Mehani nga Prishtina ka një vit që po përpiqet…