Është domosdoshmëri që t’i shtrëngojmë masat pas rasteve të fundit me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar edhe për nëntë raste të reja në Gjilan me Covid-19.
Pas rezultateve të IKSHPK-së, kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private në Prishtinë.
“Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontroll situatën dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën. Fatkeqësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët. Është domosdoshmëri që t’i shtrëngojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)