A është e kopjuar edhe logoja tjetër e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës? (Foto)
Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë ka përzgjedhur një logo të re, pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë ishte plagjiaturë, pasi që ngjante me një agjenci turistike në Gjermani.
Pas debatit që u bë për logon e parë, Presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër.
Por, siç duket edhe logoja e dytë e bërë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është e ngjashme me logon e partisë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Në kongresin e BDI-së, në vitin 2015, ishte përdorur pikërisht logoja që tani Presidenca e Kosovës, ka përzgjedhur për 10 vjetorin e Pavarësisë.
Kjo logo ishte përzgjedhur si dizajn për Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, por Këshilli Organizativ ka vendosur që ajo jetë edhe logoja zyrtare e tërë manifestimeve./Telegrafi/