ËSHTË E PAKUPTIMTË TË FESTOJ DITËLINDJEN E SHOKËT KANË RËNË NË LUFTË

22 prill 2020 | 20:59

Ismet Sylejmani

Xhevat Zekaj, në foto të profilit me shokun, bashkëveprimtarin e bashkëluftetarin e Tij, Heroin e Kombit, Gjeneral Fehmi Lladrovci!

Xhevat Zekaj për ditëlindjen e Tij, ka shkruar një status të Tij në fb!

Atdhetari i madh e veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, luftëtari i lirisë e komandanti i UÇK-së Xhevat Zekaj, në mes tjerash ka shkruar se “…unë kam pasur shokë të cilët kanë rënë në luftë dhe disi me duket e pakuptimtë që unë të festoj ditelindjet e ata nuk jetojnë më…”!

E shihni se deri ku shkon nderimi nga shokët, për shokët që nuk jetojnë më!

I tillë është Xhevat Zekaj!
I gatshëm të heqë dorë nga të drejtat e tij dhe dëshirat personale, familjare e njerëzore, për të nderuar shokët, bashkëveprimtarët e bashkëluftetarët që nuk i jetojnë më.

Për të nderuar Ata që kanë kryer detyrat ndaj Atdheut e Kombit, që kanë rënë në frontin e luftës titanike e heroike, kundër armiqve shekullor të popullit shqiptar!

Ky qendrim e kjo qasje nuk është e mundur të manifestohet te çdo kush e nga kush do, sepse ky është qëndrim i të mëdhenjeve të Kombit, i atyre që Atdheut e Kombit ia duan zemren, i atyre që Atdhut e Kombit me loqkë të zemres ia duan dhe ia nderojnë udhëheqësit e mëdhenj si Skënderbeun e Enver Hoxhen!

Por vetëm te ata shokë e te ajo gjeneratë e madhe e cila kishte rrol historik, pasi mbi supet e tyre kanë hedhur dhe kanë pasur përgjegjësi të mëdha për zgjimin, për përgaditjen dhe për fillimin e zhvillimin e luftës heroike, historike e finale të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës dhe viseve të saja nga Serbia pushtuese!

Luftëtari kombëtar Xhevat Zekaj, i takon plejadës së atdhetarëve të hekurt, të atyre që rrugën për çlirimin e Atdheut nga Serbia pushtuese e kishin me seriozitet maksimal dhe koncentrim mbinjerëzorë, e kishin A & ZH të jetës së tyre!

Xhevat Zekaj i takon atij brumi të atdhetarëve e të bijëve të mëdhenj e të lavdishëm të Kombit shqiptar, të cilët çlirimin e vendit nga roberia e pushtuesve serbo…, e tradhëtarëve, e shihnin me dashuri prej atdhetari të flaktë e optimizëm të frymës skënderbegiane, që e kishin të ndarë mendjen njëherë e përgjithmonë, o Atdheu i lirë e i pavaruar, o lufta kurrë të mos pushojë për çlirimin e Tij definitiv nga pushtuesit e tradhëtarët!

Duke qenë se kishte dalur nga shkolla e madhe liridashëse, luftarake e çlirimtare, atdhetari i madh Xhevat Zekaj niset në rrugën e çlirimtarit të Atdheut me vendosmëri të madhe e koshiencë të plotë, luftë për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit, në çdo hap e kudo, me gjithëçka e me çdo gjë që lejon lufta e paster çlrimtare popullore!

Dhe me shokë e bashkëveprimtarë heroik e të çeliktë si Heroi i Kombit Gjeneral Fehmi Lladrovci dhe Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti por edhe shumë emra të tjerë të mëdhenj e të lavdishëm Heronjë, Dëshmorë e të gjallë, Xhevati vjen si titanik e triumfatorë!

Dhe pas çlrimit të Atdheut nga Serbia pushtuese e pas përfundimit të luftërave çlirimtare në Kosovën Lindore dhe në Maqedoninë e Veriut, ushtari e komandanti sypatrembur i kthehet jetës së thjeshtë dhe me nderë e dinjitet të shqiptarit besnik ndaj interesave të Atdheut dhe mbrojtes i flaktë e i pakompromis i nderimit të vlerave sublime atdhetare e njerëzore!

Shume vite burg, shumë tortura e shumë dhunë, shumë vuajtje e shumë maltretime ka përjetuar mbi trupin e tij atdhetari e patrioti Xhevat Zekaj, por edhe shumë të këqija të tilla ka parë duke ju ndodhur shokëve e bashkëveprimtarëve të tij, deri edhe të mbytur në tortura, e të vrarë e të plagosur në frontin e luftës çlirimtare, prandaj është shumë e zakonshme në këtë qëndrim të jashtëzakonshëm të Tij, për qëndrimin e Tij për ditëlindjen!

Udhëheqësi i madh Xhevat Zekaj, nuk dëshiron ti festohet ditëlindja, jo pse nuk e meriton, pasi me jetën e Tij ka bërë aq shumë sa që duhet shteti e Kombi ti rreshtonin gardën e nderit në nderim të kontributit të Tij të madh në luftën për liri e pavarësi, por nuk dëshiron pse ndjen dhembje e nderim të skajshëm atdhetar e kombëtar ndaj shokëve e bashkëveprimtarëve të Tij, dhe është i prerë, nuk dëshiron festë se e ndjen mungesën e Tyre, ka boshllëk të pakompensueshëm!

Të gjithë ata që ia kanë dashur të mirën Atdheut, e që ia duan sot e në çfaredo forme në të ardhmen, te jeta dhe vepra e atdhetarit të madh e birit të shqur të popullit tonë Xhevat Zekaj, do të kenë busullën e sigurtë që e shpiejnë me saktësi te rruga e madhe e dashurisë dhe besnikerisë ndaj popullit, Atdheut dhe Kombit!

Pavarësisht nga qendrimi i Tij, ne shokët e bashkëveprimtarët, bashkëluftetarët e miqtë e Tij, do të ia urojmë e festojmë ditëlindjen Xhevat Zekajt dhe do të nderojmë shokët e Tij që janë vrarë e nuk jetojnë më, sepse nderimi për Heronjtë e Deshmorët kurrë nuk do të pushojë, se ata janë nderi dhe krenaria e Kombit!

Xhevat Zekaj është shoku e miku, bashkëveprimtari e bashkëluftetari i Tyre!

Prishtinë, 22 Prill 2020!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skender Hyseni, anëtar i kryesisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës…