A është edhe Shpend Ahmeti kundër Albin Kurtit?
Ndarja në Vetëvendosje dita – ditës po qartësohet, e me këtë po vërtetohet që edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është pozicionuar në krahun kundër Albin Kurtit.
Edhe pse Ahmeti të martën në një paraqitje para medieve u tregua i kujdesshëm kur u pyet për këtë çështje, duke thënë se ka ende hapësirë për pajtim, veprimet anësore tregojnë të kundërtën.
Dorëheqja nga strukturat udhëheqëse të LV-së e kolegut të tij nga Kamenica, kryetarit Qëndron Kastrati po përshëndetet nga njerëzit më të afërt të Ahmetit.
Këtë dorëheqje e ka përshëndetur Adonis Tahiri, zëdhënës i kryetarit Ahmeti, përmes një postimi në Facebook. Ai në profilin e tij, ka shpërndarë një foto bashkë me Kastratin, dhe asaj i ka bashkangjitur edhe një zemër, simbol identifikues i LV-së në zgjedhjet e fundit.