‘Është falsifikim i historisë kjo që thotë Buxhovi se emri LDK u frymëzua nga emri Lidhja e Prizrenit’

23 dhjetor 2019 | 23:56

Profesori i filozofisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Blerim Latifi ka thënë se është falsifikim i historisë kjo që thotë Jusuf Buxhovi se emri LDK u frymëzua nga emri Lidhja e Prizrenit.

Ai ka thënë se kur e lexon programin themelues të LDK-së të vitit 1989, e sheh se ai program nuk ka asnjë lidhje me programin e Lidhjes së Prizrenit.

Latifi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se emri Lidhja Demokratike Kosovës (LDK) u krijua si transformim i emrit Lidhja Komuniste e Kosovës (LKK).

Postimi i plotë i tij:

Kur e lexon programin themelues të LDK-së të vitit 1989, e sheh se ai program nuk ka asnjë lidhje me programin e Lidhjes së Prizrenit. Prandaj është falsifikim i historisë kjo që thotë Buxhovi se emri LDK u frymëzua nga emri Lidhja e Prizrenit. Emri Lidhja Demokratike Kosovës (LDK) u krijua si transformim i emrit Lidhja Komuniste e Kosovës (LKK). Vetë fakti se ai program flet për një Jugosllavi të transformuar nga komuniste, në demokratike, e dëshmon këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi,…