Është humanist i madh, por Rashford fiton nga bizneset e tij më shumë se sa nga futbolli

21 maj 2023 | 14:33

Futbollisti i njohur i Manchester United, Marcus Rashford, që në fillimet e tij të karrierës shquhet edhe për punët e tij humanitare, i cili përveç fitimit të parave në fushë, është edhe një mjeshtër i vërtetë për të fituar para jashtë saj.

Marcus Rasford është konsideruar prej kohësh si humanisti më i madh i futbollit të sotëm. Për shkak të kampanjës të tij “Ushqime falas në shkollë”, si dhe fushatave të shumta për të ndihmuar të varfëritë, ku edhe mori një doktoratë nderi nga Universiteti i Mançesterit.

Kjo i mundëson atij të fitojë shuma të mëdha parash brenda dhe jashtë fushës së futbollit. Paga në Manchester United dihet prej kohësh, ai fiton 230 mijë euro në javë me kontratën e tij me Djajtë e Kuq. Por jashtë fushës ai është më se i suksesshëm.

Mediet angleze publikuan informacione se Rashford fiton rreth 55 mijë euro në ditë nga kompanitë e tij me markën “MUCS”.

Të dhënat në fjalë vijnë nga një agjenci publike e qeverisë britanike e quajtur Companies House, e cila mban regjistrin e kompanive.

Sipas llogarive nga Companies House, bizneset në pronësi të Rashford arritën 20.3 milionë euro në vetëm 12 muajt deri në prill 2022, ndërsa aktiviteti total është 35.6 milionë euro.

Në këtë kompani që ai drejton, brenda saj janë edhe kompania e mbrojtjes së imazhit të Rashfordit “MUCS Enterprises”, e cila ka rritur asetet e saj në 26 milionë euro, biznesi i banesave “MUCS Properties”, kompania investuese “MUCS Investments” dhe më e fundit, kompania e sigurimeve “MUCS Security”.

Kujtojmë se ndër punët më të rëndësishme humanitare të kryera nga Marcus Rashford është ajo kur anglezi mblodhi 20 milionë funte për organizatën Fare Share, gjë që bëri që Qeveria e Britanisë së Madhe të premtonte ndihmë në shumën prej 400 milionë funte për të ndihmuar të pastrehët në Mançester, sidomos gjatë pandemisë.

Rashford vazhdimisht bashkëpunon me organizatën UNICEF, dhe shpesh është më i zhurmshmi në protestat kundër racizmit dhe diskriminimit.

Për shkak të punës së tij humanitare, në moshën 23-vjeçare, Rashford u bë fituesi më i ri i një doktorature nderi në historinë e Universitetit të Mançesterit.

Nga legjendat e Man United, Sir Alex Ferguson dhe Sir Bobby Charlton morën të njëjtin çmim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur të…