“Është jashtëzakonisht tragjike dhe zhgënjyese” 21-vjeçarja shpallet Miss, ky vendim shkakton protesta të ashpra…
Njerëzit u shprehën se duke qenë se ajo është e bardhë, nuk mund të përfaqësojë Zimbabvenë
21-vjeçarja Brooke Bruk-Jackson ka fituar konkursin për Miss-in më të bukur në Zimbabve. E siç ndodh zakonisht në të tilla evente, ka pasur nga ata që nuk kanë qenë dakord me këtë vendim.
Madje mediat e huaja shkruajnë se ky vendim ka shkaktuar protesta të ashpra brenda kufijve të kombit afrikan. Cila është arsyeja?
E gjitha për shkak të ngjyrës së lëkurës së Brooke. Njerëzit u shprehën se duke qenë se ajo është e bardhë, nuk mund të përfaqësojë Zimbabvenë, ku 98% e popullsisë janë me ngjyrë.
Amanda Mpofu dhe Nokutenda Marumbwa, të dyja me ngjyrë, dolën në vendin e dytë dhe të tretë dhe shumë argumentuan se njëra nga të dyja duhej të kishte fituar.
Kjo valë protestash dhe fyerjesh bëri që modelja të çaktivizonte komentet në postimin e saj të fitores në “Instagram”.
“Ajo nuk na përfaqëson, duhet të ishte me ngjyrë, është jashtëzakonisht tragjike dhe zhgënjyese dhe të parët e mi po kthehen përmbys në varre!”, kanë thënë disa komentues.
Ndërkohë pas disa ditësh heshtje, Brooke Bruk-Jackson reagoi duke thënë se ngjyra e lëkurës nuk duhet të përcaktojë një person.