“Është koha e shkatërrimit”, Kejvina Kthella super “hot” me pozat e fundit
18 shtator 2020
| 12:18
“Është koha e shkatërrimit”, kështu shkruan Kejvina Kthella krahas një poze “hot” të postuar së fundmi në “Instagam”-in e saj.
Modelja seksi shfaqet me një fustan të zi e të gjatë, i cili në të dyja anët është i çarë shumë. Ndërkohë ka edhe një dekolte shumë të hapur që për pak sa nuk i tregon më shumë seç duhet Kejvinës.
Ish-velina ka marrë mijëra pëlqime për këto poza, e sigurisht që nuk kanë munguar as komentet nga ana e ndjekësve të shumtë. Madje fansat kanë rënë dakord se i “shkatërroi” me këto poza shumë provokuese dhe seksi.