Është koha për Asociacionin, nëse s’formohet, serbët dinë çfarë bëjnë

28 qershor 2023 | 09:58

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se serbët po presin formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Petkoviqi tha se “tani është momenti nëse do të ndodhë apo jo”.

“Nëse nuk do të formohet, ata e dinë çfarë të bëjnë”, tha ai.

Siç bën gjithmonë, ai i përmendi akuzat se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i persekuton serbët, duke thënë se Perëndimi është bashkuar kundër tij.

“Vetëm kur të shohim lëvizjet dhe masat konkrete të shpallura nga BE-ja dhe ShBA-ja, do të kuptojmë se është synimi për ta frenuar Kurtin”, tha Petkoviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Lord Martin Rees Kompjuteri “AlphaGo Zero” i kompanisë Deep…