Është koha që vizioni i Limajt dhe i Nismës të përkrahen

07 janar 2021 | 10:58

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se tani është koha që vizioni i Fatmir Limajt dhe Nismës të përkrahen.

Hoxha, i cili mbrëmë ishte së bashku me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, në takim me strukturat e degëve në Drenas dhe Klinë, thotë se Nisma çdo herë që nga themelimi ka treguar pjekuri politike kur në pyetje ka qenë shteti i Kosovës.

Postimi i plotë i Fazli Hoxhës në “Facebook”:

Në kuadër të takimeve me strukturat e degëve të Nismës Socialdemokrate, mbrëmë së bashku me kryetarin Fatmir Limaj takuam strukturat e degëve në Drenas dhe Klinë, për mobilizim sa më të mirë të strukturave tona për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vizioni i liderit Fatmir Limaj në këtë situtatë në të cilën gjendemi është në mbrojtje të Kosovës dhe vlerave tona kombëtare. Nisma çdo herë që nga themelimi ka treguar pjekuri politike kur në pyetje ka qenë shteti i Kosovës. Tash është koha që vizioni i Fatmir Limajt dhe Nismës të përkrahet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresi amerikan ka certifikuar Joe Biden dhe Kamala Harris si…