Është koha të negociohet për taksën
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka bërë me dije se tani është koha që taksa ndaj produkteve të Serbisë të negociohet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se taksa nuk mund të trajtohet si qëllim në vetvete, duke shtuar se ajo e ka arritur efektin e saj në raport me Serbinë.
Deputeti i PSD-së ka deklaruar se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentumin për ta arritur marrëveshjen historike me Serbinë. Krasniqi ka kritikuar punën e koalicionit qeverisës, duke theksuar se nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka plan për zvogëlimin e papunësisë dhe nuk ka ndalje të nepotizmit dhe punësimit partiak.
Duke folur për akuzat e dy partive opozitare, LDK-së dhe LV-së në drejtim të PSD-së, Krasniqi ka thënë se PSD-ja po e qet në pah joefektshmërinë e strategjisë së këtyre dy partive.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)