“Është kronike dhe fatale” Sëmundja e Bruce Willis, flet bashkëshortja: Nuk po e fshehim nga fëmijët sepse…
Bashkëshortja e Bruce Willis, Emma Heming, ka folur së fundmi për shëndetin e aktorit të famshëm. Ajo ka treguar se vajzat e tyre, Mabel dhe Evelyn, e kishin vënë re gjendjen e tij të përkeqësuar shumë kohë përpara se ai të diagnostikohej zyrtarisht me demencë.
Në një intervistë të fundit për revistën “Town & Country,” Hemming shpjegoi se ajo kurrë nuk u përpoq të fshihte situatën, duke zgjedhur të ishte e sinqertë me vajzat e tyre.
“Nuk po mundohem t’ua fsheh. Unë munda të mësoja se çfarë është demenca frontotemporale dhe të edukoja fëmijët tanë”, tha bashkëshortja e aktorit të famshëm.
Trajektorja shëndetësore e Willis nuk ndryshoi papritur, tha Hemming, duke sqaruar se ai u diagnostikua fillimisht në vitin 2022 me afazi, një çrregullim që ndikon në aftësinë për të folur dhe kuptuar gjuhën.
“Unë them që demenca frontotemporale pëshpërit, nuk bërtet”, theksoi Emma, duke shtuar:
“Është e vështirë për mua të them, kjo ishte pika ku Bruce u ndal dhe sëmundja filloi ta rrëzonte atë’, kam mësuar se nëse fëmijët pyesin, ata janë gati të dëgjojnë përgjigjen”.
Edhe pse Bruce Willis e kishte të vështirë, ai u kujdes që t’ua shpjegonte fëmijëve të tyre.
“Kjo sëmundje është kronike, progresive dhe fatale. Nuk ka kurë”, por pa diskutuar për aspektin e vdekshmërisë, pasi fëmijët nuk kanë shprehur pyetje të tilla.
E përkushtuar për ndërgjegjësimin e publikut për demencën frontotemporale, Hemming theksoi se nuk do të lejojë që sëmundja të “gëlltisë” të gjithë familjen.
Bruce nuk do ta dëshironte këtë, tha ajo me vendosmëri, duke shtuar: “Fëmijët e mi do të më shohin duke luftuar për familjen tonë, duke pasur shpresë dhe duke ndihmuar familjet e tjera”.
E emocionuar, Emma u shpreh se familja e saj ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme që kur u bë publike me diagnozën e Willis.
“Doja që fëmijët tanë të shihnin deklaratën tonë familjare dhe dridhem kur mendoj se sa shumë dashuri dhe mirëkuptim kemi marrë. Ne kemi qenë në gjendje të rrisim ndërgjegjësimin globalisht dhe fëmijët tanë kanë parë ndikimin që ka babai i tyre. Është diçka e bukur”.
Emma Heming dhe Bruce Willis u martuan në vitin 2009. Aktori i njohur për filmat si ‘Pulp Fiction’, më parë ishte i martuar me Demi Moore, me të cilën ka tre vajza, Ramer, Scout dhe Tallulah.