“Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës”, myftiu Tërnava bën thirrje për vaksinim

10 shtator 2021 | 15:25

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka marrë gjatë ditës dozën e dytë të vaksinës kundër Covidit.

Vaksinën i pari i BIK-ut e ka marrë në qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë.

Dozën e parë, ai e kishte marrë dy muaj më herët, por si shkak i gjendjes së tij shëndetësore dhe me koordinimit me mantelbardhët, ai është imunizuar për herë të dytë vetëm pas afro 60 ditësh.

Pas marrjes se dozës së dytë, Tërnava ka se është mëkat mosmarrja e vaksinës.

“Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara për t’i ikur asaj”, ka thënë myftiu Tërnava, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covidit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talebanët në kabinetin e tyre nuk kanë asnjë grua. Një…