Është mirëpritur fuqishëm kënga për mërgimtarët
Flet për “Epoka e re”, këngëtarja e njohur, Fikrije Murati -Bajraktari pas publikimit të klipit më të ri
Ismail Rexhepi
Të dielën e kaluar, këngëtarja e mirënjohur Fikrije Murati-Bajraktari ka lansuer videoklipin e këngës më të re, të kënduar në duet me vajzën e saj, Albionën. Në një blic intervistë, e pyetur se si është pritur kjo këngë, ajo ka bërë të ditur se e ka gëzuar fakti se kënga e saj është mirëpritur mirë nga adhuruesit e shumtë.
“Më gëzuar fakti se kënga e jonë është mirëpritur mirë nga adhuruesit e shumtë”, ka thënë Bajraktari.
“Kjo mua më ka dhënë edhe një shtytje të fuqishme që të jemi gjithënjë me këngë të reja për adhuruesit e mi”.
Poashtu, ajo ka thënë se kënga “Shqip jetojmë si mërgimtare” është një këngë që prekë zemrat e mërgimtarëve tanë kudo në botë që gjenden.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar këngëtari i njohur, Shaqir Cërvadiku. Sido që të jetë, këngëtarja, Fikrije Murati-Bajraktari ka pohuar se edhe në të ardhëm do të sjellë këngë të reja që në thelb kanë mërgatën tonë.
“Unë gjatë kësaj verë do të jem shumë aktive në fushën e këndimit. Pra, qoftë në diasporë apo në Kosovë. U bë më shumë se një vit që ishim thuajse të blokur në çdo fushë për shkak të pandemisë. Mirëpo, për fat të mirë, tash janë bërë lehtësime që na japin mundësi për një aktivitet të mirëfilltë si këngëtare”, ka thënë mes tjerash kjo këngëtare.