Është ndarë nga vëllai i Donaldit? Vajza e Niko Peleshit tregon si qendron e vërteta
05 dhjetor 2021
| 19:43
Vajza e Niko Peleshit, Aleksia është tashmë një ndër personazhet më të diskutuar në mediat rozë. Shkak për këtë është bërë lidhja e saj e dashurisë me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.
Disa javë më parë, çifti u përfol se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Mirëpo, duket se e vërteta është ndryshe.
Ka qenë pikërisht, Aleksia, ajo që ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet shumë seksi, e veshur me të bardha.
“E komplikuar”, ka shkruar ajo krahas imazhit, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e saj e dashurisë aktualisht është e komplikuar.
Nga ana tjetër, komentet kanë qenë të shumta, duke shpresuar që ndarja mes çiftit të mos jetë e vërtetë.