‘Është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon’, prek me fjalët vajza e Ismail Kadaresë

03 korrik 2024 | 13:56

Po i jepet lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadarenë varrezat e Tufinës, Tiranë.

Vajza e tij, Besiana Kadare, në fjalën e saj në varreza, Besiana Kadare,  ka thënë se babai i saj “është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon”.

“Jemi të gjithë shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri, mesazhet e ngushëllimit, shumë ceremoni prekëse. Nuk do bëj ndonjë fjalim, e përfytyroj që thoshte një nga frazat e tij të preferuara ‘ do na lësh rehat tani, nuk dua’, E përfytyroj është ngjitur, është si në një vorbull drite, është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon. Një nga mënyrat për t’i bërë homazh është të lexojmë veprat e tij të gjithë përsëri”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Ballkani është përforcuar me…