Është një nga gratë më të pasura në botë, por prej 7 vitesh stilistja e njohur vesh të njëjtën pallto
Një nga gratë më të pasura në botë është besnike e stilit të saj
Për sa kohë e mbani një pallto në gardërobën tuaj? Pasi një miliardere preferon që të veshë një pallto me print leopardi çdo vjeshtë. Është fjala për Nicky Hilton Rothschild.
Motra e Paris Hilton, e njohur në botën e modës, për më shumë se 7 vjet vesh një pallto me print leopardi. Një nga gratë më të pasura në botë është besnike e stilit të saj dhe duket se as nuk ka ndërmend të heq dorë nga kjo pallto me këtë print të veçantë.
E njëjta gjë ka qenë edhe këto ditë kur stilistja doli në Nju Jork e veshur me një pallto me print leopardi, një çantë lëkure Marc Jacobs në duar, xhinse të zeza dhe këpucë të sheshta.
Mediat e huaja shkruajnë se Nicky është e martuar me biznesmenin miliarder, James Rothschild. Çifti ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë dhe ata shfaqen kudo bashkë, duke u treguar të gjithëve se si janë një familje harmonike dhe e lumtur.
Rikujtojmë, se trashëgimtarja miliardere Paris Hilton para disa ditësh zbuloi fytyrën e djalit të saj, Phoenix në rrjetin social Instagram. 42-vjeçarja postoi në Instagram foto të vogëlushit nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork. “Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”,-kishte shkruar bukuroshja në mbishkrim.
Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj. Sipas tyre, kishte diçka që nuk shkonte me formën e kokës së djalit. “Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”? “Pse e ka kokën kështu?” “A vuan diçka”? “Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”-ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.
Paris komentoi, duke u shprehur: “Ka disa njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”. Më pas ka ardhur edhe reagimi nga motra e Paris, Nicky. Ndërsa merrte pjesë në ngjarjen “Glamour Magazine Women of the Year” 40-vjeçarja tregoi se ndjen neveri kur haset me këto komente.