Është një nga modelueset më të paguara në botë, zbuloni sa është pasuria e Gigi Hadid
Gigi Hadid konsiderohet si një nga modelet më të mira të modës të gjeneratës.
Markat dhe revistat e mëdha kanë nënshkruar me të. Ajo është vetëm 23-vjeçe dhe ka fituar emër e famë.
Gjithashtu pasuria e saj është madhe. Vlerësohet se Gigi ka një pasuri me vlerë 19 milionë dollarë.
Si i fitoi të ardhurat?
Emri i saj i plotë është Jelena Noura Hadid por është e famshme në të gjithë botën si Gigi Hadid. Karriera e saj e modelimit filloi kur ishte vetëm 2 vjeçe. Ajo punoi se modele kur ishte fëmijë për Guess Clothing.
Gjithashtu u shfaq në dy fushata të Guess Clothing ku u rrit.
Gigi ka sfiluar për markat më të mira të botës. Ndërsa doli më shumë se 35 herë në revistën ndërkombëtare Vogue për më shumë se 4 vjet.
Ajo është një nga 50 modelueset më të mira të Models.com.
23-vjeçarja u quajt modeluesja ndërkombëtare e vitit në 2016 nga British Fashion Council. Ndërsa nënshkroi me IMG Models Agency në 2013. Gigi është një nga modelet më paguara në industrinë e modës.
Ajo bëri debutimin në Javën e modës në Nju Jork në vitin 2014 duke sfiluar për koleksionin e Desigual.
Por nuk është vetëm një modele. Gigi ka aktruar në filma si Oceans’s 8, Virgin Eyes dhe Pirelli Calendar. Gjithashtu është shfaqur në shumë video muzikore.
Në vitin 2015 fitoi First Annual Fashion Los Angeles Awards si Modeluesja e Vitit.
Pasuria e saj neto prej 19 milionë dollarë pritet të rritet pasi, Gigi është e re dhe sapo ka filluar karrierën.