“Është për njerëzit e…” Olta Gixhari zbulon nëse është bërë pishman ndonjëherë
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, u kushton mjaft kohë ndjekësve të saj në rrjetet sociale
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, u kushton mjaft kohë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive në profilin e “Instagram”-it, ku ndan me fansat momente nga jeta personale dhe ajo profesionale.
E jo vetëm kaq, pasi anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, herë pas here bën edhe biseda virtuale me ndjekësit e shumtë. Ajo nuk ngurron që t’u përgjigjet pyetjeve të ndryshme të tyre.
E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku ka marrë pyetje të shumta. Një ndër ta e ka pyetur Oltën nëse është bërë pishman ndonjëherë në jetë.
“A ke ndonjë pishman në jetë”, pyeti ndjekësi.
“Unë nuk bëhem pishman për asgjë. Pishmani është për njerëzit e dobët”, iu ka përgjigjur aktorja, duke i lënë të nënkuptohet që është një grua dhe nënë e fortë pasi i merr gjërat me sportivitet dhe nuk bëhet pishman për asgjë në jetë.
Kujtojmë se Olta aktualisht është pjesë e jurisë së spektaklit më të madh të kërcimit. Aktorja gjithashtu është duke shijuar edhe suksesin e madh të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku ajo është në rolin kryesor së bashku me këngëtarin e njohur, Luiz Ejlli.