Është plakur për të qenë seksi? Bebe Rexha i lë të gjithë pa fjalë me reagimin
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha njihet për vetëbesimin dhe lirinë për të treguar opinionin e saj. Këtë herë, ajo i ka kthyer përgjigje një producenti muzike, i cili i ka thënë se është shumë e vjetër për të bërë poza seksi.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka vendosur t’i përgjigjej publikisht me një fotografi ku shfaqet e veshur me bikini.
“Së fundmi një producent muzike mashkull më tha se po plakesha shumë dhe se imazhi im ishte ‘konfuz’. Sepse… jam një kantautore dhe postoj foto seksi në ‘Instagramin’ tim dhe se kjo nuk është gjëja që bëjnë kantautoret femra, sidomos në moshën time. Jam 29 vjeçe. Më ka ardhur në majë të hundës të qenit brenda një kutie. Unë vendos rregullat e mia. Jam lodhur me vajzat që etiketohen si ‘shtriga’ kur plaken dhe djemtë që etiketohen si seksi me kalimin e kohës. Gjithsesi, unë mbush 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë, nuk do t’ia mbath! Nuk do të gënjej për moshën apo të bëj këngë që e ndjej se do të shesin më shumë, sepse ngjajnë si për më të rinj. Do t’i festoj vitet e mia, sepse jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni, jam një e dashur më e mirë sesa 10 vite më pare”, ka shkruar Bebe Rexha.
https://www.instagram.com/p/B1EYi9KlvEL/?utm_source=ig_web_button_share_sheet