Është proceduar pagesa për “Trepçën” në vlerë prej 3 milionë eurosh
02 mars 2021
| 12:05
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh për “Trepçën”
“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar “Trepçën”. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje”, është thënë në njoftimin e MEA.