“Është prodhim me zero mbetje”, Braçe “thumbon” Kurtin për domatet nga Shqipëria

11 qershor 2023 | 18:40

Pak ditë më parë, Kosova kërkoi kontrolle shtesë të domateve të importuara nga Shqipëria.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale, i drejtohet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i kujtuar se prodhimi është me zero mbetjet dhe ky lloj prodhimi shkon në të gjitha supermarketet e Evropës.

Postimi i plotë

“PAS VERIFIKIMIT TE RREPTE TE DOMATES SONE;

MIKU IM ALBIN,

KY ESHTE PRODHIM ME ZERO MBETJE, ZERO MBETJE!

Mbrojtja biologjike e ben kete!

Patjeter qe do i vij koha te behet-te vije edhe ne Kosove,

pooooor deri atehere eshte mire te kuptohet qe ky prodhim shkon ne cdo supermarket te Evropes!”, shkruan Braçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vizituar shtëpinë e të…