“Është rrenë për me më nxjerr” – momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

05 mars 2025 | 11:20

Reperi G Bani është larguar përfundimisht nga gara të martën.

Ishte vet prezantuesi i programit, Ledion Liço, ai i cili u fut personalisht në shtëpi për t’ia dhënë lajmin e largimit.

Ledioni e bëri të qartë se arsyeja e largimit të tij ishte kërkesa e vëllait dhe nënës së tij në Angli, pasi babai i tij ishte sëmurë rëndë dhe ishte shtrirë në spital.

Mirëpo teksa u largua, shikuesit vërejtën një detaj i cili ta shumë në sy. Ai te porta e pyet Ledionin nëse kjo ishte një gënjeshtër.

“Është një rrenë për me më nxjerr?”, pyet G Bani ndërsa largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Videoja e këtij momenti është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Kongres…