“Është si dita e gjykimit”, tragjedia me përmbytjet biblike në Libi, më shumë se 6 mijë viktima
Përmbytjet tragjike në Libi po marrin përmasa biblike. Të paktën 6 mijë persona kanë humbur jetën nga vërshimet e ujit në qytetin Derna.
Autoritetet në Libi dhe kryqi i kuq paralajmërojnë se kjo shifër mund të dyfishohet për shkak të numrit të madh të personave të shpallur të zhdukur, mbi 10 mijë të tillë.
“Është njësoj si dita e gjykimit”, thotë një gazetar vendas duke shtuar se uji mori para gjithçka duke lënë pas vetëm shkatërrim. Përmbytjet erdhën pas çarjes së dy digave në qytetin bregdetar për shkak të tejmbushjes nga shirat e dendur të stuhisë Daniel.
Mbi 30 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa vende të shumta po ofrojnë ndihma humanitare dhe po dërgojnë ekipe shpëtimi. Libia është një shtet i ndarë mes dy qeverive rivale, me njërën që operon nga Tripoli dhe tjetra në lindje.