“Është si tornado në shtrat”/ Futbollisti i famshëm ndahet nga bashkëshortja
22 dhjetor 2020
| 11:39
Futbollisti i njohur, Kevin Prince Boateg dhe ish-velina e njohur italiane, Melissa Sata, kanë konfirmuar ditën e sotme ndarjen e tyre.
Që të dy kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale të njëjtën foto ku shfaqen së bashku me të birin, dhe kanë shkruar të njëjtat fjalë.
Në postimet në fjalë, ata falënderojnë njëri-tjetrin për 9 vitet që kanë kaluar bashkë dhe se do të qëndrojnë miq, pasi kanë djalin Maddox.
“Pas një periudhe të ndarë, kemi vendosur që të ndahemi përfundimisht, në respekt total për njëri-tjetrin dhe në harmoni totale”, shkruajnë ndër të tjera dyshja. Kujtojmë se më herët, Sata shprehej se “bënin seks 10 herë në ditë” dhe se Boateg “ishte si një tornado”.