“Është sjellë si shtrigë” Banorët ironizojnë njëri-tjetrin: E teprova, Dagz ka hyrë për mua në shtëpi
BB VIP – Prova e javës kësaj radhe ishte që banorët e ndarë në çifte duhej që të mbanin një zjarr të ndezur deri të martën që është spektakli. Banorët kanë bërë biseda të ndryshme teksa kujdeseshin që zjarri të mos fikej.
Kur ishte radha e Big Mamës dhe Sarah, jashtë me ta ishin edhe Dj Dagz me Einxhel, ku folën se kush mund të dalë jashtë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Moderatorja e njohur në një moment u shpreh se Pajtimi ka hyrë për të në shtëpi. Madje edhe Dj Dagz u shpreh se nëse del Einxhel edhe ai del se nuk ka çfarë të bëjë aty.
Biseda mes banorëve:
Einxhel: Thuaj të vërtetën kush del nga ne të dy po të ishim në nominim?
Big Mama: Të dy bashkë
Sarah: Të dy. Po të jeni burra dilni që të dy krah për krah
Dagz: E vërteta e vërteta është se nëse del Einxhel, lypi me dal edhe unë se nuk kam çfarë të bëj këtu
Big Mama: Nuk ke çfarë lyp ee
Sarah: E çfarë do me thënë me këtë, që duhej të kisha dalë edhe unë kur doli PM
Einxhel: Jo, se ju të dy nuk keni hyrë për njëri-tjetrin
Sarah: Pse ju të dy hytë për njëri-tjetrin?
Einxhel: Dagz për mua ka hyrë, ende se ke kuptuar
Dagz: Edhe PM për Sarah ka hyrë
Einxhel: E di ku e kam kuptuar se ka qenë kulmi, kur Sarah ka ardhur të më qetësojë. Thashë imagjino Sarah që qan për gjënë më të vogël në këtë shtëpi, ka ardhur të më qetësojë mua
Sarah: Po qetësoj Einxhel
Dagz: Plus që Sarah i ka dalë PM
Einxhel: Po dhe ishte më e fortë se unë në ato momente. E kam tepruar, edhe i thashë Arbanës ta kisha ditur se do kthehej nuk do qaja, kokërr loti. Por nëse del nuk do hedh qaj më
Sarah: Ke qarë shumë kur doli
Einxhel: Qava për PM
Sarah: Po për PM ma merr mendja
Dagz: Big e di që ti nuk më gënjen, pse ka qarë Einxhel?
Big Mama: I ka rënë pishman
Dagz: Pse?
Sarah: Se është sjellë si shtrigë
Big Mama: Po