Është tërësisht i pakuptimtë refuzimi që po i bën pushteti krijimit të Komisionit për Energji
28 prill 2022
| 10:45
Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se është tërësisht i pakuptimtë refuzimi që po i bën pushteti krijimit të Komisionit për Energji.
“Me këtë refuzim, në mënyrë indirekte po e dërgojnë mesazhin se kanë diçka për të fshehur dhe kjo vetëm se e dëmton edhe më shumë imazhin e qeverisë”.
“Nga përvojat e mëhershme dihet se herët a vonë gjërat dalin në shesh, me apo pa komision. E nëse del diçka e keqe, me refuzimin për ta lejuar komisionin, faji bëhet i dyfishtë”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.