
“Është tradhti” – Berisha paralajmëron: Nëse ndodh koalicioni PDK-VV, dorëhiqem nga partia!
08 prill 2025
| 21:59
Anëtari i PDK-së, Hisen Berisha ka paralajmëruar dorëheqje nga kjo parti në rast se kjo e fundit pranon koalicion me VV-në, raporton Gazeta10.
Berisha i ftuar në Politiko tha se cilado parti që pranon një ofertë të tillë bashkëpunuese me VV-në, e ka humbur konceptin e drejtimin.
“Hisen Berisha, unë personalisht s’kisha leju kurrë me qenë pjesë e një partie të tillë. Sigurisht (teksa pyetej për dorëheqje). Do ishte tradhëti ndaj PDK-së, e ndaj atyre që tashmë janë në Hagë”, deklaroi ai.