A është vendosur tashmë titulli kampion në top-ligat europiane?
Mund të ketë edhe mjaft muaj të mbetur të sezonit, shumë më tepër lojëra për t’u luajtur, pikë për t’u fituar dhe humbur, surpriza, beteja dhe faktorë kontribuues, por në Krishtlindje duket sikur ligat më të mëdha të Evropës janë vendosur tashmë.
Në Angli, Spanjë, Gjermani dhe Francë, katër skuadra e kanë tejkaluar më tej konkurrencën dhe kanë një kryesim të rëndësishëm nga rivalët e tyre. Manchester City, Barcelona, Bayern Munchen dhe PSG-ja kanë shkëlqyer dhe kanë përfituar shpërblimet e punës së tyre të vështirë e tejet të mirë, për t’i festuar Krishtlindjet jo vetëm si kampionë dimri, por me gjasë edhe si kampionë sezonalë.
“El Clasico” i dha ekipit të Ernesto Valverdes edhe tri pikë, duke i çuar ata në 45 pikë në 17 ndeshje, me 9 pikë mbi ndjekësin më të afërt, Atletico Madrid, pasi të besuarit e Diego Simeones ranë kundër Espanyol, të premten, raporton “Telesport”. Distanca është e njëjtë për PSG-në, me 19 ndeshje të luajtura, me ekipin e Unai Emery që ka regjistruar 50 pikë deri më sot, ndërsa Monako dhe Lyon janë në të njëjtin nivel, me nga 41 pikë secili.
Në Gjermani, diferenca është edhe më e madhe, me Bayern Munchen që arrin në 41 pikë dhe një diferencë prej 11 pikësh mbi Schalke 04, që renditet e dyta. Kjo gjë u bë realitet pasi u rikthye trajneri Jupp Heynckes. Katër ekipet e ardhshme në Gjermani janë të gjitha nga dy pikë prapa Schalke 04: Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, RB Leipzig dhe Borussia Monchengladbach (nga 28 pikë).
Premier Liga, nëse ka një skuadër, që tashmë e ka vënë një dorë në trofe, ky është Manchester City. Formacioni i Guardiolës bashkohet me Barcelonën, si dy skuadrat e vetme që mbeten të pamposhtura në këtë pike të edicionit. “Qytetarët” kanë barazuar vetëm një lojë, kundër Evertonit, në gusht. Kjo do të thotë se ata janë të qetë, me 55 pikë, 13 pikë përpara rivalëve të tyre më të mëdhenj, Manchester United, që drejtohet nga Jose Mourinho.