Eshtrat e heroit Ilir Konushevci më 28 nëntor pritet të kthehen në Prishtinë
11 shtator 2018
| 13:30
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për zhvendosjen e trupit të heroit të Kombit Ilir Konushevci nga Tirana në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
“Për Ilir Konushevcin dhe për Qazim Jakupin, babën e Leonora Jakupit propozoj të ngarkohet Ministria e FSK-së që të kryejë këtë procedurë. Prindërit e Ilirit kanë kërkuar që kjo të përfundojë deri më 28 nëntor”, ka thënë Haradinaj.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.