“Eskadronët e vdekjes” në paradën e vlerave kombëtare shqiptare në Asti të Italisë

22 shtator 2024 | 15:19

Gjatë kësaj fundjave, më 21 shtator, në qytetin Asti të Italisë, ASSO Albania Piemonte dhe Qendra Kulturore “Margarita Xhepa” organizuan paradën e tretë radhazi të prezantimit të vlerave kulturore dhe artistike kombëtare shqiptare.

Në këtë manifestim madhështor morën pjesë dhjetëra organizata kulturore, artistike dhe arsimore të shkollave shqipe në Itali, në mesin e së cilave edhe Shoqata Kulturore “Zëri Atdheut”, që vepron në qytetin Montebelluna.
Rikujtojmë lexuesit se me iniciativën e shoqatës “Zëri Atdheut”, u bë përkthimi në italisht i romanit “Eskadronët e vdekjes”, i autorit Bardhyl Mahmuti dhe janë duke u shpërndarë falas 1000 ekzemplarë e botimit të parë.

Edhe në këtë manifestim, kryetari i shoqatës, Eduard Jakaj dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, shpërndanë “Eskadronët e vdekjes”, si porosi që për asnjë moment të mos harrojmë gjenocidin që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës nga Serbia, gjatë luftës së fundit.

Në foto: Kryetari i Shoqatës Kulturore “Zëri Atdheut”, Eduard Jakaj dhe veprimtarja e shquar e çështjes kombëtare, zonja Nereida Xhakolli

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar në 26-vjetorin e…