Eskalojnë analistët: Ti je turkofil, adresat tua janë në Rusi
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmë mes dy analistëve televizivë, Bekim Kabashit dhe Xhevdet Pozharit. Shkas për këtë është bërë tema e luftës.
Pozhari, gjatë debatit, i ka sugjeruar Kabashit që të mos frikësohet nga lufta, gjë e cila e ka nervozuar Kabashin.
“Ti s’ke nevojë me hy andej, ec grahi”, i ka thënë Kabashi, Pozharit.
“Ti s’ke nevojë me m’tregu mua…”, ia ka kthyer Pozhari, i cili është ndërprerë më pas nga Kabashi.
“Jo, unë po të tregoj se po flas për familjen tem dhe për vete”, i ka thënë Kabashi Pozharit.
Kabashi i ka thënë Pozharit se nuk është mirë të prekë në plagë të njerëzve pa i njohur mirë.
“Me u pasë friku prej luftës, ishim ikë në kohën kur ka ndodhur lufta. Por s’kemi ikë, kemi qenë pjesë e luftës”, i është drejtuar Kabashi, Pozharit.
Më pas, Kabashi, i nervozuar, i ka thënë Pozharit se luftën prej televizorit “e ke këqyrë ti”.
“Ku i ke adresat që s’janë adresa tua hiç, nuk janë as adresa kombëtare fare. Hiç. Janë adresa të Rusisë. Turkofil je. Ti je turkofil”, i ka thënë Kabashi Pozharit me një ton të ngritur të zërit.
“Po çka je t’u folë more?”, ka pyetur Pozhari.
Përplasja është ndërprerë nga autori i emisionit Context në ATV, duke i dhënë kah tjetër debatit.