Eskalon protesta e opozitës në Shqipëri, protestuesit përplasen me policinë (Video)
26 maj 2018
| 12:58
Pasi ka mbajtur fjalimin para kryeministrisë, kreu i PD-së Lulzim Basha, u ka bërë thirrje të gjithë protestuesve që të shkojnë drejt sheshit ‘Skënderbej’, ku ndodhet edhe godina e Ministrisë së Brendshme.
Ndërsa protestuesit kanë filluar që të hedhin flakadanë në drejtim të godinës së Kryeministrisë si dhe duke u përplasur fizikisht me ta.
Opozita kërkon largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.