Eskalon protesta në Shqipëri, protestuesit para derës së kryeministrisë
13 prill 2019
| 19:50
Menjëherë pasi ka përfunduar fjala e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, protesta u përshkallëzua dhe turma sulmoi rrethimin e perimetrit të godinës së kryeministrisë.
Pas shtyrjesh mes protestuesve dhe policisë, turma arriti të çajë kordonin e forcave të rendit dhe të futet në oborrin para derës së kryeministrisë.
Ndërkohë, protestuesit kanë hedhur bojë në muret e godinës së kryeministrisë dhe vijojnë të hedhin kapsolla e fishekzjarre, në drejtim të forcave të policisë.
Policia nuk ka reaguar ende për të shpërndarë protestuesit, ndërsa vijojnë thirrjet në megafonët përreth kryeministrisë, që protesta të vijojë paqësore. /TCh