
Eskalon sërish G Bani, i afrohet te fytyra tropojanit
26 shkurt 2025
| 15:31
G Banit iu dha një shans i dytë për t’u rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Kjo nga një avantazh që pati Gjesti, ku zgjodhi shtatë banorë në një televotim, por që u kthyen tre nga ta.
Duket se reperi nuk ka marrë mësim pasi ishte përjashtuar me zarf të zi meqë goditi banorin nga Kosova në fytyrë.
Ai në ditën e sotme (e mërkurë) ka eskaluar në një debat të ashpër me banorin e ri, Shkëlzenin.
Artisti i afrohet te fytyra dhe i bërtet tejet shumë, derisa e gjithë kjo nisi për gjumë.
G Bani po vazhdon të jetë i njëjtë dhe se loja e tij nuk ka ndryshuar, siç edhe hyri në fillim.
Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë dhe sa gjatë do të qëndrojë ai.
View this post on Instagram