Eskalon Situata: Hoxha ‘detyron’ të ikë nga emisioni edhe një anëtar tjetër të grupit ‘anti-islam’
26 tetor 2023
| 19:52
Para disa ditësh në Deçan u tubuan rreth 70 persona me iniciativë për krijimin e Lëvizjes për Braktisjen e fesë Islame, lëvizje kjo që ngjalli shumë debat në vend.
Emisioni Kojshia Show realizoi një emision kushtuar kësaj teme, ku të ftuar ishin njëri ndër inciatorët e kësaj lëvizje, Pajazit Jashari, hoxha Enes Limani, si dhe përmes skype anëtari i Lëvizjes, Arber Gashi dhe me një video mesazh hoxha atdhetar i njohur si Khalid Albani.
Ashtu siç edhe pritej, në këtë emision u zhvillua një debat i aspër mes predikuesve të fesë islame dhe përfaqësuesve të kësaj lëvizje.
Pas këtij debati, nga emisioni u largua fillimisht Pajazit Jashari, e më pas edhe Arber Gashi.