Eskalon situata në Sofie, tifozët protestojnë kundër Federatës së Futbollit të Bullgarisë!
16 nëntor 2023
| 22:25
Bullgaria pret Hungarinë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Ndeshja e paraprirë nga skandale të shumta nisi në orën 18:00.
Para ndeshjes, në orën 16:00, rreth stadiumit kombëtar Vasil Levski filloi një protestë e organizuar e tifozëve kundër drejtuesve të Federatës së Futbollit të Bullgarisë.
Pas orës 17:30 tensioni u përshkallëzua. Pasi u hodhën mjete piroteknike në drejtim të policisë, filluan edhe reagimet nga ana e forcave të rendit.
Ka pasur edhe përplasje mes mbështetësve dhe organeve të rendit.