Eskalon Vulini: Njësia Speciale e Kosovës janë një “tufë banditësh”, BE-ja gënjeshtare
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin është deklaruar edhe një herë lidhur me reciprocitetin me targat serbe, gjë që tensionoi situatën në Jarinje, ku po qëndron Njësia Speciale e Kosovës.
Vulin ka quajtur Njësinë e Speciales të Kosovës “një tufë banditësh”, duke thënë se Serbia mund të tregojë më shumë forcë, përcjell Demokracia.com.
“Ne mund të tregojmë më shumë se sa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me një grusht banditësh. Ne nuk do ta bëjmë këtë, sepse jemi të përgjegjshëm dhe kujdesemi për secilën jetë njeriu”, tha ai.
Ai mes tjerash ka theksuar se xhandarmëria serbe është në gjendje gatishmërie dhe se po qëndron “e motivuar”.
Vulin pati kritika për BE-në, të cilët i quajti “gënjeshtarë”, raportojnë mediat serbe, përcjell Demokracia.com.
“BE-ja është e vlefshme po aq sa nënshkrimi i tyre në marrëveshjen e Brukselit. Nëse dikush më pyet sërish se pse jam kundër BE-së, do t’u them që jeni gënjeshtarë të cilët nuk respektojnë marrëveshjen e tyre”, tha ai.
Ndryshe, sot po vazhdon dita e pestë e bllokadës në Jarinje, ku veturat nuk po lejohen të kalojnë me targa serbe.
Ato duhet të pajisen me targa të përkohshme të Kosovës, në mënyrë që të hyjnë brenda territorit.