Eskalon Vulini, ofendon Hovenierin dhe shqiptarët
Politikani më famëkeq aktualisht në skenën politike serbe, i sanksionuari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Vulin, është lëshuar në gjuhën e tij të zakonshme fyese ndaj amerikanëve, por edhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi duke përdorur termin “shiptari”.
Vulini i është drejtuar ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me fjalët “i ashtuquajturi ambasador” teksa tha edhe se “nuk e njoh si ambasador”.
Për ta çuar në nivele edhe më të rënda fyerjen ndaj Hovenieri, ai duke përdorur termin përbuzës ndaj shqiptarëve si “shiptar”, ka thënë se “as shqiptarët nuk e njohin Hovenierin”.
“I ashtuquajturi ambasador i ShBA-së në Prishtinë ka problem me deklaratën e Kuvendit gjithëserb. Hovenier-i nuk ka problem që Kurti ndalon dinarin dhe që shkel çdo marrëveshje qe 12 vite dhe pa e zbatuar Asociacionin, por inatoset që Serbia dhe Srpska nuk e njohin Kosovën. Nëse atij i vjen më lehtë, as ne nuk e njohim si ambasador, dhe që madje as ‘shiptarët’ vështirë se e njohin. Prandaj edhe Hovenieri kryen punën e tij në Prishtinbë sikur ta kishin dërguar aty për ta dënuar”, ka thënë Aleksandër Vulin, siç e ka cituar “Novosti”.