Eskorta mbretërore shkel një 83-vjeçare
Një grua e moshuar është në gjendje serioze në spital pasi është shkelur nga eskorta e Dukës dhe Dukeshës së Cambridge.
Prince William dhe Kate ishin duke udhëtuar nga Londra në Windsor kur gruaja 83-vjeçare është lënduar të hënën.
Aksidenti ka ndodhur kur një nga motoçikletat e eskortës ka goditur gruan, ndërsa tani hetuesit janë duke e hetuar rastin.
Kensington Palace ka thënë se çifti është “thellësisht i shqetësuar dhe i trishtuar” dhe kanë qenë në kontakt me gruan.
Gruaja, e cila quhet Irene, sipas pallatit është dërguar në spital në një gjendje kritike pas përplasjes në Richmond, në jug-perëndim të Londrës, në orën 12:50, më 17 qershor.
Ajo është tani në një gjendje serioze, por të qëndrueshme në spital.
Një zëdhënës i Pallatit të Kensington ka thënë: “Lartmadhëria e tyre mbretërore kanë dërguar urimet e tyre më të mira tek Irene dhe familja e saj dhe do të mbeten në kontakt gjatë gjithë fazave të rimëkëmbjes së saj”. Duka dhe Dukesha kanë dërguar lule për gruan.