Esmeralda Mulaj: Ja pse ndërkombëtarët kanë kërkuar një draft nga Kosova
Esmeralda Mulaj tha në emisionin “Review”, në “Euronews Albania”, se që pas përfundimit të marrëveshjes së Ohrit, Serbia u ka propozuar ndërkombëtarëve një draft-status për Asociacionin ku, siç ishte e pritshme, propozonte krijimin e një Republika Serbska në Kosovë.
Ndërkombëtarët në atë moment kanë kërkuar që edhe Kosova të bëjë propozimin e saj në mënyrë që të arrihet një marrëveshje duke respektuar kushtetutën e Kosovës, por deri më tani, ky draft-status ende nuk është realizuar.
“Pas marrëveshjes së Ohrit ka pasur një takim Kurti-Vuçiç ku u prezantua një draft statut nga Beogradi, në këtë moment Kosovës ju kërkua drafti i saj. Pra ne kemi një draft nga Serbia, e dimë se çfarë kërkojmë, tani na duhet një draft nga Kosova. Në këtë mënyrë do punohej për të gjetur një zgjidhje të mesme ku të afrohen qëndrimet e të dyjave duke garantuar që do jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe nuk do ketë një republika serbska.
Këtë e ka thënë Escobar, e ka thënë Chollet edhe sekretari Blinken edhe Bashkimi Evropian, ndaj Kosovës i kërkohet një draft i saj, sepse gjërat kanë mbetur këtu. Komuniteti ndërkombëtar mbase e ka edhe një draft të mesëm e t’ua lërë në tavolinë me “merre ose leje”, siç u bë me planin franko-gjerman, por kjo nuk i intereson SHBA-së dhe BE-së, pasi Rusia po kërkon një vatër te re konflikti”, tha gazetarja Esmeralda Mulaj.