
Espanyoli fiton derbin ndaj Barcelonës në Kupë
17 janar 2018
| 22:55
Barcelona ka humbur derbin lokal në ndeshjen e parë çerekfinale në Kupën e Mbretit ndaj Espanyolit.
Vendasit fituan këtë përballje me rezultat prej 1 me 0, raporton Koha.net.
Rastin më të mirë për t’i epërsinë Barcelonës e pati ylli i saj kryesor, Leo Messi, i cili u tregua i pasaktë nga penaltia në minutën e 61.
Fitoren vendasve ia siguroi Melendo duke shënuar në minutën e 88 pas asistimit nga Navarro.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në Camp Nou më 25 janar.