Esper konfirmohet në postin e sekretarit të Mbrojtjes
24 korrik 2019
| 08:23
Me 90 vota pro dhe 8 kundër, Senati Amerikan konfirmoi të martën emërimin e Mark Esper në pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes.
Votimi i dha fund procesit që zgjati shtatë muaj dhe që shënon kohën më të gjatë në histori që Pentagoni qëndroi pa udhëheqës.
Esper, veç përvojës ushtarake ka qenë edhe lobist në industrinë e mbrojtjes.
Pozita e Sekretarit të Mbrojtjes ngeli bosh që kur shefi i parë i mbrojtjes në administratën Trump, Jim Mattis dha dorëheqjen pas një serie mosmarrëveshjesh politike me presidentin.