
Estonia dhe Luksemburgu urojnë Kosovën për 10-vjetorin e Pavarësisë
20 shkurt 2018
| 17:16
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pranuar urime nga kryeministri i Estonisë, Juri Ratas dhe nga ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Sot kisha kënaqësinë të pranoj urime për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nga homologët e mi të dy shteteve mike, Estonia dhe Luksemburgu”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.